Prishtinë, 17 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.

Myftiu Tërnava fillimisht e uroi z. Hysenin për marrjen e detyrës si kryetar i Gjilanit, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai tha se udhëheqja e Komunës para së gjithash duhet të shihet si një përgjegjësi karshi qytetarëve, e më pas edhe si një privilegj i dhënë nga qytetarët e komunës. Më pas, Myftiu Tërnava e njohu kryetarin Hyseni me mbarëvajtjen e jetës fetare në vendin tonë në përgjithësi, e në veçanti në komunën e Gjilanit. Ai shprehu falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Këshillit të BI-së së Gjilanit dhe Komunës së Gjilanit.

Nga ana e tij, kryetari Hyseni, falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën dhe për bashkëpunimin e ngushtë që ka mbretëruar deri më tani me Këshillin e BI-së së Gjilanit. Ai premtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi, Myftiu Tërnava shoqërohej nga anëtari i Kryesisë, Ilmi ef. Krasniqi dhe nga kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…