Prishtinë, 17 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga drejtori i Medresesë, Fadil ef. Hasani, ka vizituar sot paralelen e Medresesë “Alaudin” në Gjilan.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava u prit nga koordinatorja e Medresesë, znj. Merita Boroci, të cilën Myftiu e uroi për marrjen e detyrës si koordinatore, duke i uruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

Koordinatorja Boroci e njohu Myftiun Tërnava me ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në paralelen e Medresesë së Gjilanit. Ajo falënderoi Myftiun Tërnava për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të Kryesisë së BI-së dhënë për nxënësit e Medresesë.

Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava, takoi edhe nxënësit e Medresesë, për të cilët shprehu një konsideratë të lartë. Ai i motivoi nxënësit që të mësojnë sa më shumë dhe që të jenë në shërbim të Islamit dhe të vatanit, ngase e ardhmja është në duart e tyre. “Shfrytëzoj rastin që nga ky vend t’u porosisë që të mësoni sa më shumë, gjithnjë duke pasur parasysh mësimet kuranore dhe hadithet profetike. Ne Medresesë i jemi borxhli, ngase në një mënyrë a tjetër, ne të gjithë jemi pjesë e saj. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në të gjitha proceset në të cilat ka kaluar vendi ynë”, – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Një fjalë rasti para nxënësve mbajti edhe drejtori i Medresesë “Alaudin”, Fadil ef. Hasani, i cili iu dëshiroi nxënësve suksese në procesin e tyre mësimor.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…