Prishtinë, më 25 mars 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Dragashit, z. Behxhet Xheladini.

Myftiu Tërnava fillimisht e uroi kryetarin për marrjen e detyrës së re në krye të Dragashit, duke ia kujtuar kështu se udhëheqja e Komunës, para se të jetë një privilegj, ajo duhet të shihet si një përgjegjësi karshi qytetarëve. Ai më pas e njohu kryetarin Xheladini me mbarëvajtjen e jetës fetare në vend, duke u fokusuar veçanërisht në Dragash. Myftiu falënderoi kryetarin për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Këshillit të BI-së së Dragashit dhe Komunës.

Nga ana e tij, kryetari Xheladini, shprehu falënderime për vizitën, duke premtuar kështu për një bashkëpunim edhe më të shtuar me Këshillin e Bashkësisë Islame të Dragashit, gjithnjë në të mirë të qytetarëve të kësaj ane.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…