Prishtinë, më 3 qershor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit. Në këtë takim, Myftiu Tërnava, takoi anëtarët dhe administratën e këtij Këshilli.

Myftiu Tërnava, fillimisht përgëzoi anëtarët e Këshillit dhe nëpërmes tyre tërë imamët e këtij Këshilli për punën dhe angazhimin e tyre për mbarëvajtjen e jetës fetare në vend. Ai kërkoi nga kryetari Vila, por edhe nga hoxhallarët e tjerë, që të shtojnë përkushtimin e tyre dhe të vazhdojnë edhe më tej të punojnë për të mirën e besimtarëve, ngase këtë e kemi amanet nga i Madhi Zot.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…