Prishtinë, 19 prill 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, vizitoi sot ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert. Në këtë takim, Myftiu Tërnava, shprehu keqardhje për djegien e katedrales “Notre Dame”. Nga ana e tij, ambasadori i Francës Chabert, e falënderoi Myftiun për vizitën, duke theksuar se katedralja “Notre Dame” konsiderohet si simbol i kulturës dhe civilizimit të Evropës.
Ambasadori gjithashtu vlerësoi lart rolin, aktivitetin dhe kontributin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës për promovimin e paqes, dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës së të gjitha komuniteteve.
Gjatë takimit, gjithashtu u bisedua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në të mirë të qytetarëve.