Prishtinë, 13 janar 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava, është pritur sot në Tiranë nga ambasadori i Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Në këtë takim, ambasadori saudit falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin shumë të mirë të deritanishëm dhe çmoi kontributin e Myftiut Tërnava për organizimin e BIK-ut dhe jetës fetare në përgjithësi.

Ai vlerësoi se institucionet e BIK-ut kanë treguar praktikisht se si respektohen të drejtat e komuniteteve fetare duke promovuar dialog, bashkëjetesë ndërfetare si dhe harmoni mbarëkombëtare.

Ambasadori saudit premtoi se do të përkrah vazhdimisht BIK-un në projekte të cilat janë në interes të vetë qytetarëve të Kosovës.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, falënderoi ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Ismail Hifzi për mirëpritjen dhe vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy institucioneve dhe po ashtu çmoi kontributin dhe ndihmën që ka dhënë mbretëria e Arabisë Saudite si popull dhe qeveri për Kosovën si para, gjatë dhe pas luftës.  

Të dy palët u dakorduan se do të intensifikohen veprimet dhe bashkëpunimi në fushat e përhapjes së Islamit mesatar, moderimit dhe tolerancës që na nxit në to feja islame. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu i Kosovës shtroi iftari për nder të Fitores së Bedrit

Prishtinë, më 27 mars 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…