Prishtinë, 13 janar 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, mr. Besim Mehmeti, sot ka vizituar ambasadën e Katarit në Tiranë, ku u prit nga ambasadori Ali bin Hamad al-Marri.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi ambasadorin për punën dhe për kontributin e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe për thellimin e miqësisë ndërmjet Katarit dhe  Kosovës. Myftiu po ashtu e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e shtetit të Katarit gjatë pandemisë. Gjithashtu Myftiu Tërnava e njohu Ambasadorin  me aktivitetin dhe me veprimtarinë e BIK-ut duke theksuar bashkëpunimin shumë të ngushtë që ka me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Katarit. Myftiu Tërnava dhe ambasadori i Katarit Al-Marri biseduan për koordinim sa më të mirë për realizimin e projekteve të ndryshme të BIK-ut në Kosovë, si dhe u dakorduan që në të ardhmen të shtohet bashkëpunimi. 

Po ashtu Myftiu Tërnava edhe njëherë falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryeimami Sahiti mori pjesë në organizimin për nder të Mevludit në Bujanoc

Prishtinë, më 15 shtator 2024 Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, …