Myftiu Tërnava takoi administratën e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë, 25 mars 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka takuar administratën e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, kryetarët, kryeimamët, sekretarët dhe arkëtarët.

Në këtë takim, Myftiu Tërnava çmoi kontributin dhe angazhimin që janë duke dhënë administratat e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi, koordinimi dhe komunikimi në vijën zyrtare duhet shtohet në të mirë të avancimit të proceseve dhe në të mirë të këshillave të BI-së. Ai po ashtu ka nënvizuar se raportet këshill-imam dhe anasjelltas, duhet të jenë shumë të mira dhe të gjithë imamët duhet të vizitohen dhe të ndiqet nga afër puna dhe veprimtaria e tyre, në mënyrë që efikasiteti dhe angazhimi të jetë edhe më i madh në të mirë të xhematit ku vepron. Myftiu Tërnava më tutje shprehu falënderime për punën dhe aktivitetin e imamëve që po zhvillojnë në terren duke lutur Zotin për mirëqenien dhe shëndetin e tyre. Në veçanti ai çmoi angazhimin e administratës dhe imamëve në terren që janë duke dhënë në parandalimin dhe respektimin e masave Covid-19.

Ai po ashtu ka përgëzuar administratën dhe imamët për punën dhe në të njëjtën kohë kërkoi nga të gjithë administrata që gjatë kryerjes së detyrave të tyre, në raportin imam – Këshill – Kryesi, dhe anasjelltas, t’i përmbahen vijës institucionale dhe hierarkike të BIK-ut, pastaj të ketë bashkëpunim ndërmjet imamëve, pra në nivel të duhur, si dhe të bëhet bashkërendimi dhe koordinimi i aktiviteteve fetare.

Një theks të veçantë, Myftiu Tërnava i kushtoi edhe mënyrës së ligjërimit të imamëve para audiencës, pra paraqitjes së tyre publike. Ai tërhoqi vërejtjen që gjatë fjalimeve që ata mbajnë të jenë të matur e të kujdesshëm, dhe të ftojnë në rrugën e Zotit të tyre po sipas porosive të Krijuesit, pra me urtësi dhe këshilla të mira.

Po ashtu Myftiu Tërnava me këtë rast uroi të gjithë për muajin e Ramazanit që jemi në prag të tij, duke u lutur që edhe më të shtojmë ibadetet dhe adhurimin dhe të jemi sa më afër xhematit dhe të ndihmojmë shtresat e shoqërisë që kanë nevojë dhe presin nga ne dhe duke lutur Zotin që sa më shpejtë të kthehemi në rrjedhën e jetës normale.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Drejtoria e Vakëfeve nga Turqia dhuroi 4000 pako ushqimore për aksionin “Sofra e Ramazanit 2021”

Prishtinë, 14 prill 2021 Drejtoria e Vakëfeve e Republikës së Turqisë edhe sivjet ka dërgu…