Prishtinë, më 17 prill 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka shtruar iftar për të gjithë udhëheqësit e këshillave të Bashkësisë Islame, administratat dhe nëpunësit fetarë.
Ky iftar është shndërruar tashmë tradicional, me ç’rast Myftiu Tërnava përmes këtij organizimi në Medresenë “Alauddin”, falënderon të gjithë nëpunësit fetarë për punën, kontributin dhe angazhimin e dhënë.

Myftiu Tërnava përmes këtij iftari tradicional inkurajoi të gjithë nëpunësit dhe imamët për të vazhduar edhe më tutje me përkushtimin, angazhimin në rrugën që kanë zgjedhur. 

“Vizitoni besimtarët, jeni bashkë me ta, ata kanë nevojë për ne dhe për këtë fe, ata na respektojnë ne, ata na çmojnë jashtëzakonisht shume ne, për çka edhe duhet t’u jemi falënderues. Besimtarët në Kosovë çdoherë i kanë dhënë vendin që duhet ta kenë prijësit fetarë. Ne kemi xhematin, që askush në botë nuk e ka” – tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.

Myftiu Tërnava mes tjerash veçoi rolin e Medresesë “Alauddin” e cila ka shkolluar dhe edukuar të gjithë imamët e sotëm dhe që vazhdon ta bëjë edhe një gjë të tillë edhe me gjeneratat e reja.

“Kjo Medrese ku jemi sonte këtu, është shtëpia jonë, është vendi ku ne kemi kaluar një kohë shumë të gjatë edhe si nxënës, dikush edhe si mësimdhënës. Është një vend prej të cilit kanë dalë me mijëra nxënës të cilët po i shërbejnë Islamit në Kosovën tonë, mirëpo edhe në mërgatën e largët. Me një fjalë, Medreseja, ka qenë është dhe do të mbetet çdo herë një gur themeltar i vendit tonë”, ka thënë Myftiu Tërnava në këtë organizim.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt mbledhja e Këshillit organizativ për Konferencën “Myftiu dr. Rexhep Bojës – prijës vizionar dhe burrështetas i shquar”

Prishtinë, më 7 tetor 2024 Këshilli organizativ i Konferencës shkencore “Myftiu dr. Rexhep…