Prishtinë, më 30 dhjetor 2024
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, qëndroi sot për vizitë në Gjakovë, ku pa për së afërmi Qendrën e Trajnimeve, e cila tashmë së fundi është mobiluar, si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë.
Myftiu Tërnava edhe me këtë rast falënderoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë për këtë donacion, duke thënë se tashmë ky objekt do të shërbejë për mbajtjen e trajnimeve të ndryshme dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.
Myftiu Tërnava gjatë kësaj qëndrimit në Gjakovë vizitoi edhe disa objekte të tjera vakëf, si: objektin në ndërtim e sipër te ish-stacioni i veterinarisë, dyqanet vakëf përbri Xhamisë së Sofës, objektin vakëf gjashtë katësh në Çarshi të Vogël, si dhe institucionin parashkollor – çerdhen në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës.