Prishtinë, më 26 dhjetor 2024

Sot, para anëtarëve të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës edhe zyrtarisht ka inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve të Republikës së Kosovës”, një projekt ky tejet domethënës dhe i organizuar në bashkëpunim me Qendrën e “Mbretit Selman” të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

500 fëmijëve jetimë në Kosovë, pa asnjë dallim do t’u dhurohet nga 50 euro për çdo muaj për një vit radhazi.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi Qendrën e “Mbretit Selam” të Mbretërisë së Arabisë Saudite për këtë projekt, por edhe për ndihmat e vazhdueshme që kanë dhënë përgjatë viteve për popullin e Kosovës. Ai tha se synimi i tij është që nga viti i ardhshëm të rritet numri i jetimëve që do të ndihmohen.

Bashkësia Islame e Kosovës përgjatë gjithë vitit, së bashku me Shoqatën “Bereqeti” pandërprerë ka qenë pranë secilës familje në nevojë, mirëpo ndihma ndaj fëmijëve jetimë zë një vend edhe më të veçantë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim presidentin e Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, dr. Ali Rashid al Nuaimi

Prishtinë, më 23 janar 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…