Prishtinë, 15 maj 2019

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim një delegacion të organizatës humanitare “Malteser” nga Gjermania në krye me Stephan SChwarz, Michael Daemen, Mathias Heiden, Hetem Misini, përfaqësues të shoqatës Malteser, të shoqëruar nga Qazim Gashit (UDAPM) si dhe nga drejtori i Institutit special në Shtime Xhemajl Dugolli

Pasi u dëshiroi mirëseardhje, Myftiu Tërnava i njohu mysafirët me punë dhe aktivitetet që është duke bërë Bashkësia Islame e Kosovës duke u ndalur në aspektin e aktiviteteve humanitare të shoqatës “Bereqeti” që është organ i BIRK-ut. Ai më tej nënvizoi: “…aktivitetin humanitar ne e shtrijmë në tërë Kosovën, por jo vetëm, duke ndihmuar edhe në Shqipëri, Luginën e Preshevës (Kosovën Lindore) etj. Mundohemi që të jemi afër nevojtarëve, jetimëve, personave me aftësi të kufizuara dhe ne nuk bëjmë dallime në baza fetare e as nacionale, pra ofrojmë ndihmën tonë për secilin që ka nevojë. Po në këtë vazhdë ne ushqejmë mbi 900 persona të varfër në kuzhinat e “Bereqetit” që kemi në Mitrovicë, Pejë dhe në Prizren.

Punën tonë e kemi dëshmuar, andaj edhe donatorët kanë besimin në ne dhe na sjellim ndihma që ne t’ua shpërndajmë nevojtarëve”.

Edhe gjatë këtij muaji Ramazan,- përmendi Myftiu,- “Bereqeti”për çdo ditë u shpërndan pako ushqimore të varfërve, por edhe shtrohen iftare për ta, kurse për çdo vit i ftojnë në iftar 500 veta nga ata me aftësi të kufizuara dhe ky iftar tashmë është bërë iftar tradicional. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi me organizatën “Malteser” është i mirë dhe ky bashkëpunim do të shtohet edhe më shumë në fushën humanitare.

Në fund, mysafirët falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen duke u shprehur se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me “Bereqetin” në fushën humanitare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…