Prishtinë, 23 tetor 2018
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim një delegacion nga Katari, në përbërje nga drejtori i Përgjithshëm i Organit Rregullativ të Veprimtarisë Bamirëse, z. Ibrahim Abdullah Duhejmi, drejtori ekzekutiv i “Qatar Charity”, z. Yousuf bin Ahmed el Kuvari dhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Katarit në Tiranë, z. Hashim Ibrahim Ali al Sade.
Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi mysafirët nga Katari për vizitën, e më pas shprehu falënderimet më të veçanta për shtetin dhe popullin e Katarit, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar Kosovën si në periudhën para lufte ashtu edhe në atë pas saj. Ai më pas i njohu mysafirët me funksionimit e BIRK-ut, si dhe për rolin e këtij institucioni në mbarëvajtjen e jetës fetare në Kosovë.
Nga ana e tij, z. Ibrahim Abdullah Duhejmi falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe e përgëzoi atë për punën që po bëjnë institucionet e BIRK-ut për jetën fetare në vend. Ai po ashtu premtoi se Katari do të angazhohet që të ndihmoi Kosovën edhe më për t’u integruar në mekanizmat ndërkombëtarë.