Prishtinë, më 3 tetor  2022 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zv/kryetarin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), z. Mahmut Çevik. 

Myftiu Tërnava e falënderoi z. Mahmut Çevik për vizitën dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka TIKA me Bashkësinë Islame të Kosovës në realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme për Bashkësinë Islame, sidomos në fushën e arsimit dhe të trashëgimisë kulturore. 

Nga ana e tij, zv/kryetari i TIKA-s, z. Mahmut Çevik., falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunimin, si dhe theksoi përkushtimin e tij dhe të TIKA-s për thellimin e këtij bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët në të mirë të popullit të Kosovës. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…