Prishtinë, më 13 dhjetor 2022

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendëskryetarin e Dijanetit të Turqisë, prof. Selim Argun, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun dhe organizimin e institucionit të BIK-ut, si dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet BIK-u. Myftiu falënderoi zv.kryetarin e Dijanetit, prof. Selim Argun për vizitën dhe për të gjithë atë që ka bërë Dijanet-i për Kosovën. “Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me shoqatat turke që veprojnë në Kosovë, zyrtarin për çështje fetare në ambasadën turke, z. Bunyamin Albayrak, ambasadorin, andaj shprehim një falënderim të veçantë për qeverinë dhe popullin turk, të cilët vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në situatat më të vështira, e po ashtu vazhdojnë edhe më tej ta ndihmojnë për integrime në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë. Një falënderim të veçantë ia dedikojmë Dijanetit, i cili po mundëson ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë” – u shpreh Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij zv.kryetari i Dijanetit, prof. Selim Argun, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe përgëzoi atë dhe institucionin e BIK-ut për arritjet e deritanishme. Ai premtoi se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të thellohet edhe më në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…