Prishtinë, më 11 tetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Vakëfit të Dijanetit të Turqisë, z. Mehmet Eginç, i cili shoqërohej nga atasheu për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, z. Bunjamin Albayrak.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi z. Eginç mirëseardhje në Bashkësinë Islame të Kosovës, e më pas e njohu atë me veprimtarinë e këtij institucioni, me theks të veçantë në fushën humanitare, për çka e falënderoi mysafirin për kontributin e vazhdueshëm të Dijanetit të Turqisë dhe të organizatave të ndryshme turke, të cilat në vazhdimësi kanë ndihmuar vendin tonë sa herë që është kërkuar një gjë e tillë. Ai nuk la pa përmendur edhe financimin e ndërtimit të Xhamisë Qendrore, si projektin më të madh deri më tani, i cili është duke u realizuar nga Vakëfi i Dijanetit të Turqisë. Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, që të vazhdojë edhe në të ardhmen bashkëpunimi i mirë ndërmjet BIK-ut dhe Dijanetit.

Nga ana e tij, zëvendësdrejtori Eginç, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, duke shprehur kështu interesimin dhe gatishmërinë që të vazhdohet edhe më tutje bashkëpunimi me institucionin e BIK-ut dhe ndihmesa në fusha të ndryshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Fondacioni “Shejh Zajed”

Prishtinë, më 8 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…