Prishtinë, 27 dhjetor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim zëvendësambasadorin e Kosovës në Ankara, z. Ali Kamberin. Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me zhvillimin dhe aktivitetet e BIRK-ut, si dhe me angazhimin e vazhdueshëm që ka ky institucion për një mirëqenie mes komuniteteve fetare dhe për tolerancën ndërfetare në vend.

Nga ana e tij zëvendësambasadori i Kosovës në Ankara, Ali Kamberi, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e uroi atë për zgjedhjen si Myfti i Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në punë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava vizitoi punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Prishtinë, më 8 tetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnav…