Prishtinë, 28 dhjetor 2018

Këshilltari i Myftiut të Kosovës, Vedat Sahiti, i shoqëruar nga delegacioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve të Turqisë, në krye me z. Suat Faruk Giray, vizituan qytetin e Pejës dhe atë të Mamushës, për të parë nga afër realizimin e punimeve të projekteve për restaurimin e monumenteve të rëndësishme të kulturës islame në Kosovë.

Ata vizituan objektin e Xhamisë së Çarshisë në Pejë, si dhe Sahat Kullën dhe objektin e Qendrës Islame në Mamushë, të cilat janë duke u restauruar dhe pritet që të përfundojnë gjatë vitit 2019.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri i Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, dr. Tevfik Rabiah

Prishtinë, më 11 janar 2025 Me ftesë të ministrit të Ministrisë së Haxhit dhe Umres së Ara…