Prishtinë, 10.09.2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim ushtruesin e detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fatmir Matoshin.

Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame për pjesëmarrje në organizimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për pastrimin e Kosovës.

“Bashkësia Islame e Kosovës me të gjitha organet dhe institucionet e saj është e gatshme kurdoherë që të japë kontribut në punët dhe veprat e mira në të mirë të qytetarëve. Pastërtia është pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s. në një thënie të tij ka vlerësuar lart pastërtinë, sa që atë e ka cilësuar atë si pjesë të besimit, ai thotë: “Pastërtia është pjesë e besimit.”

Nga ana e tij, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Fatmir Matoshi shprehu falënderimin e tij dhe të Ministrisë që ai drejton për institucionin e Bashkësisë Islame për kontributin që po japin në të mirë të vendit tonë. Ai u shpreh se do të bashkëpunojë me Bashkësinë Islame të Kosovës në të gjitha fushat e nevojshme, ngase vendi ka nevojë për mbështetjen e këtij institucioni për një Kosovë më të pastër.

Në shoqërim të z. Matoshit ishte edhe z. Luan Hasanaj nga “Let’s do it Kosova”, i cili falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për bashkëpunimin dhe porositi edhe bashkësitë e tjera fetare që t’i bashkohen kësaj iniciative.

Ditën e premte, në hytben e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës do të bëhet thirrje për pastrimin e vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…