Myftiu Tërnava priti në takim znj. Debra Mason

Prishtinë, 3 shtator 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava priti në takim drejtoreshën e qendrës për religjione dhe profesione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prof. dr. Debra L. Mason. Pasi i shprehu mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën, Myftiu Tërnava e njohu znj. Mason me organizimin e jetës fetare në vend, si dhe me aktivitetet e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai theksoi rolin dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës që në Kosovë të mbretëroi një ambient i qetë, ku të gjitha komunitetet mund të jetojnë në paqe dhe harmoni mes vete.

Nga ana e saj, znj. Debra Mason, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe çmoi lart kontributin e Myftiut dhe Bashkësisë Islame të Kosovës që po jep në zhvillimin e jetës fetare në Kosovë.

Znj. Mason është profesoreshë emeritus në Fakultetin e Gazetarisë të Missour-it, ku ligjëron mbi njohuritë religjioze për gazetarët dhe bashkëpunon me një sërë organizatash ndërfetare në SHBA dhe botë.

 

 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot, më 23 mars 2023, ndërroi jetë në mo…