Prishtinë, më 6 qershor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Zyrës Rajonale të Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe me qendër në Tiranë, z. Aref Almenhali.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirit, e më pas e falënderoi atë dhe Gjysmëhënën e Kuqe për ndihmat e ofruar të vazhdueshme dhënë për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai tha Gjysmëhëna e Kuqe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm me ndihma si para, gjatë, ashtu edhe pas luftës në Kosovë, ndërsa me Bashkësinë Islame të Kosovës ka realizuar një sërë projektesh të përbashkëta. Myftiu Tërnava tha se ne si institucion mbesim të përkushtuar që të vazhdojmë një bashkëpunim të tillë edhe në të ardhmen.

Nga ana e tij, z. Almenhali, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Gjysmëhënën e Kuqe në çuarjen para të projekteve me interes për qytetarët e Kosovës.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…