Prishtinë 08 maj 2019
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim përfaqësuesin e fondacionit të Dijanetit të Turqisë, z. Abdulkadir Sylkën.
Myftiu Tërnava e falënderoi z. Sylkën për vizitën dhe për kontributin e tij dhe të fondacionit të Dijanetit për ndihmat që do të ndahen me rastin e muajit të Ramazanit.
Shuma e pakove ushqimore që do t’u ndahen njerëzve në nevojë gjatë muajit Ramazan janë gjithsej 1500 pako, të cilat do të shpërndahen në disa komuna përmes Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Përveç këtyre ndihmave do të shtrohen iftare të përbashkëta për besimtarët.
Ky projekt do të realizohet falë bashkëpunimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Dijanetit të Turqisë.