Prishtinë, 29 dhjetor 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin z. Jan Braathu.

Myftiu Tërnava njohu ambasadorin Braathu me punën dhe angazhimin permanent që po tregon  BIK-u në përballje me pandeminë globale COVID-19, si dhe për bashkëpunimin që kanë pasur me institucionet shtetërore në luftimin e kësaj sëmundje ngjitëse, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe më me pak pasoja. Myftiu Tërnava po ashtu çmoi dhe vlerësoi raportet shumë të mira që kanë me OSBE-në, sidomos në fushën e dialogut ndër fetar në Kosovë.

“Për ne si Bashkësi Islame ka qenë  nderi i madh që të bashkëpunojmë me Ju. Andaj në emër të gjithë nëpunësve të BIK-ut,  dëshiroj t’ju falënderoj dhe lus Zotin që t’ju falë shëndet dhe kudo që të gjendeni të keni shëndet dhe suksese në jetë. Dëshirojmë që pavarësisht se ku do të gjendeni të kemi një lidhje të vazhdueshme  dhe të mbajmë komunikimin. Fjala më e madhe që mund t’ju themi është, Faleminderit”- tha Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, ambasadori Jan Braathu, falënderoi Myftiun për pritjen dhe potencoi edhe njëherë rolin efikas që ka luajtur Myftiu Tërnava dhe BIK-u për bashkëjetesën dhe tolerancën, duke veçuar bashkëpunimin shumë të mirë me OSBE-në.

Në fund të takimit, në shenjë falënderimi, Myftiu Tërnava ndau një mirënjohje për ambasadorin Braathu.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…