Prishtinë, më 8 gusht 2022 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim studiuesin e letërsisë, gjuhës dhe kulturës arabe, profesorin universitar, dr. Ismail Ahmedin. Myftiu Tërnava falënderoi profesorin Ahmedi për vizitën dhe çmoi punën dhe angazhimin e tij si intelektual, profesor e akademik  në edukimin e brezave të rinj.

Me këtë rast, prof. Ahmedi falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe çmoi kontributin e tij në fushën e organizimit të jetës fetare dhe rrafshin kombëtar dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi Myftiut Tërnava tetë vëllime të veprave të tij, e cila ka një radhitje tematike, si dhe klasifikimin e tyre, sipas profileve profesionale të autorit. Ky komplet është një veprimtari studimore, përkthimore e shkencore, e cila është përmbledhur në këtë seri veprash.

Me këtë rast, Myftiu Tërnava shprehu respektin dhe falënderimin për librat e dhuruara e përgëzoi profesorin Ahmedi për kompletin e librave të dhuruar dhe luti Zotin që atij t’i japë shëndet në punën e mëtutjeshme shkencore. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava mori pjesë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit

Prishtinë, më 18 mars 2024 Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, …