Prishtinë, më 11 maj 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Unionit Studentor të Fakultetit të Shkencave Islame të Shkupit, z. Luftim Dearin, i cili shoqërohej edhe nga studentët e këtij Fakultetit, si dhe nga përfaqësuesit e Unionit Studentor të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës.

Myftiu Tërnava u uroi studentëve mirëseardhje në institucionit e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe i përgëzoi ata për këtë iniciativë dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë me studentët e Fakultetit të Studimeve Islame.

Po ashtu, gjatë kësaj vizite, studentët e FShI-së u pritën në takim edhe nga drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri ef. Bajgora.

Në emër të studentëve, z. Luftim Deari, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka institucioni i BIK-ut për studentët në përgjithësi.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin ekzekutiv të Çmimit “Sheikh Hamad” për Përkthim dhe Mirëkuptim Ndërkombëtar, z. Labib Nahhas

Prishtinë, më 5 shkurt 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…