Prishtinë, më 20 prill 2022


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, Abdullah al-Anzi dhe Abdulmuhsin al-Kadibi.
Qëllimi i vizitës së tyre është realizimin i projektit “Iftaret e mbretit Selman bin Abdulaziz dhe shpërndarja e pakove”, i cili do të realizohet gjatë këtyre ditëve në Kosovë. Ky projekt përveç në Kosovë, gjatë këtij muaji do të realizohet edhe në 94 vende të tjera të botës.


Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje mysafirëve e më pas i njohu edhe me punët dhe veprimtaritë e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë për fushën e humanizmin, duke i informuar kështu ata edhe me planet dhe projektet e shoqatës “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai falënderoi ata dhe nëpërmes tyre mbretin e Arabisë, Selman bin Abdulaziz për ndihmat e dhuruara gjatë këtij muaji të bekuar Ramazan. Ai kujtoi se edhe në fillim të muajit Ramazan, nga Arabia Saudite kanë pranuar një donacion me mbi 2000 pako ushqimore të cilat janë shpërndarë te familjet nevojtare në tërë territorin e Kosovës.


Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen dhe për gatishmërinë e tij dhe të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës që të bashkëpunojnë mes vete. Ata shprehën bindjen se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Filloi viti i ri akademik në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Prishtinë, më 2 tetor 2024 Sot, me një ceremoni solemne ka filluar viti i ri akademik në F…