Prishtinë, më 28 tetor 2024


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim një delegacion të Qendrës për Studime të Larta të Islamit, Shkencës dhe Qytetërimit të Malajzisë, i përbërë nga drejtori i kësaj Qendre, dr. Mohd Hilmi Bin Ramil dhe ish-drejtori, tanimë profesor i kësaj Qendre, dr. Khalif Muammar A. Harris.


Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e më pas i njohu ata me punët dhe aktivitetet që zhvillon Kryesia e Bashkësisë Islame, sidomos në fushën akademike. Ai nëpërmes tyre falënderoi shtetin e Malajzisë për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Kosovën në fusha të ndryshme.

Myftiu gjithashtu falënderoi mysafirët edhe për angazhimin e tyre për ta thelluar bashkëpunimin në fushën akademike ndërmjet Qendrës së tyre dhe Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan

Prishtinë, më 2 mars 2025 Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të mua…