Prishtinë, 18 prill 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot priti në takim një delegacion nga Drejtoria e Arsimit të Bursës së Turqisë.

Në këtë takim Myftiu Tërnava i njohu mysafirët me punën dhe aktivitetet e Bashkësisë Islame si dhe me organizimin e jetës fetare. Ai falënderoi presidentin turk, qeverinë turke, si dhe Dijanetin që kanë ndihmuar vazhdimisht popullin e Kosovës gjatë dhe pas luftës dhe që kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Myftiu Tërnava po ashtu theksoi se një numër i madh i studentëve tanë studiojnë në universitetet turke dhe për këtë i janë falënderues shumë qeverisë turke si dhe qytetit të Bursës që po ofron ndihmë në këtë aspekt.

Nga ana tjetër, delegacioni nga Bursa të cilit i printe Musa Ajaz drejtor i Arsimit të Yenishehir Bursa falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe çmoi kontributin e tij për jetën fetare të vendit dhe shprehu besimin se edhe më do të shtohet bashkëpunimii ndërsjellë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…