Prishtinë, më 9 qershor 2022 

Një delegacioni i Shoqatës Ndërkombëtare të Ulemave Mysliman (UMAD) nga Turqia, i kryesuar nga prof. dr. Abdulvehab Ekinxhi, vizituan selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritën nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.

Pasi i dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën, Myftiu u shpreh se është kënaqësi për ne si BIK që kemi një delegacion kaq të lartë nga shoqata UMAD. Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me historikun dhe organizimin e institucionit të BIK-ut, jetës fetare, sfidat me të cilat po ballafaqohet BIK-u, si dhe shprehu konsideratën e tij ndaj përkrahjes së Turqisë, ambasadën  turke në Prishtinë DIYANET-it, TIKA-së dhe shoqatat turke që veprojnë në Kosovë, si dhe shprehu falënderim të veçantë për qeverinë dhe popullin turk, të cilët vazhdimisht kanë mbështetur Kosovën në situatat më të vështira, e po ashtu vazhdojnë edhe më tej ta ndihmojnë për integrime në mekanizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë. Një falënderim të veçantë ia adresoi edhe për Dijanetin që po mundëson ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë dhe gjithë përkrahjen deri tani në të gjitha etapat.  

Nga ana e tij, kryetari i i shoqatës “UMAD”, prof. dr. Abdulvehab Ekinxhi, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe tha se ndjehet i kënaqur që sot gjendet për vizitë në Kosovë. Ai më pas e njohu Myftiun Tërnava mbi misionin dhe visionin Shoqatës Ndërkombëtare e Ulemave Mysliman “UMAD”. Ai u shpreh i impresionuar me të arriturat e BIK-ut, jetën fetare dhe kulturore në Kosovës. Ai tha se ne nuk kemi ndarje të kufijve shpirtëror edhe pse kemi ndarje gjeografike, të ndihmohemi në devotshmëri e bamirësi dhe në të mirë të dy popujve. 

Më pas  u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë në të mirë dy popujve. Në fund në shenjë mirënjohje u shkëmbyen dhurata. 

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …