Prishtinë, më 16 janar 2023 

Kyetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim një delegacion nga Zvicra në përbërje nga Mehas Alija, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Fehim Abazi, nënkryetar, Besim Nuzi, nënkryetar, Ismail Ademi, sekretar, Sherif Tupani anëtar, si dhe Jasmin Demiç, kryetar i Komunitetit Mysliman të Boshnjakëve në Zvicër.

Myftiu Tërnava iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i falënderoi ata për vizitën dhe nëpërmes tyre tërë mërgatën tonë shqiptare që gjendet në diasporë për kontributin e tyre dhënë për mirëqenien dhe jetën e përgjithshme fetare të shqiptarëve atje, e në veçanti në Zvicër.

Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e tij, por edhe të institucionit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës që bashkëpunimi i mirë që ka mbretëruar deri më tani, ndërmjet BIK-ut dhe diasporës të vazhdojë edhe më tutje në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Nga ana e tij, Mehas ef.Alija, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër u shpreh tejet falënderues për mikpritjen dhe për angazhimin e Myftiut Tërnava dhe Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e komunikimit e bashkëpunimit me shqiptarët e diasporës.

Në shenjë mirënjohje Myftiu Tërnava ua dorëzoi një “Mirënjohje -Falënderim” Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër për kontributin e dhënë në emër të restaurimit të Medresesë “Alauddin” në Prishtinë.

Më pas, delegacioni nën shoqërimin e drejtorit Simnica pa mga afër ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, si dhe Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…