Prishtinë, 2 maj 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, priti në takim Mahmut Cevik-un, drejtor për Evropën Juglindore në organizatën qeveritare turke për zhvillim TIKA. Myftiu Tërnava falënderoi z. Cevik për vizitën në Kosovë dhe në vecanti për bashkëpunimin mes dy insitucioneve në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë islame në Kosovë.

Shpresojmë se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen me qëllim të ruajtjes së monumenteve për brezat që vijnë pas, tha ndër të tjerash Myftiu Tërnava.

Nga ana e tij, z. Cevik-u falënderoi Myftiun për mikpritjen dhe për kontributin e Bashkësisë Islame për ruajten dhe për mbrojtjen e monumenteve te trashëgimisë islame në vend dhe theksoi gatishmërinë e organizatës TIKA që të bashkëpunojë edhe në të ardhmen në këtë fushë kaq të rëndësishme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfeve të Turqisë

Prishtinë, më 14 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn…