Prishtinë, 14 tetor 2022
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti sot në takim Kryetarin i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Me këtë rast Myftiu Tërnava e falënderoi kryetarin Arifi për vizitën dhe e njohu atë me zhvillimin dhe punën që po BIK-ut, si dhe jetës fetaro-arsimore në përgjithësi. Ai më pas tha se BIK-u po angazhohet që Kosova të jetë një vend i qetë e i sigurt, ku qytetarët pa dallim do të jetojnë në paqe, harmoni e respekt të ndërsjellë.
Nga ana e tij Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen vëllazërore dhe çmoi kontributin e tij dhe të BIK-ut që po japin për shqiptarët në luginën e Preshevës dhe për harmoninë ndërfetare në Kosovë.
Në këtë takim, palët u pajtuan që të vazhdohet me bashkëpunim dhe në interes të qytetarëve.
-
-
Hapet biblioteka e Xhamisë në Janjevë me librat e Mulla Irfan ef. Bikliqit
Prishtinë, më 30 shtator 2023 Në ambientet e Xhamisë në Janjevë edhe zyrtarisht u bë hapja… -
UNIFIKIMI I FJALËVE DHE RADHËVE NË KOHË KRIZASH
Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. T…
Shfaq më shumë në Lajme