Prishtinë, 27 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e partisë Fjala, z. Gëzim Kelmendin, i cili shoqërohej nga anëtarët e kryesisë së kësaj partie.

Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu me punët, angazhimet dhe të arriturat e Kryesisë së Bashkësisë Islame.

Nga ana e tij, kryetari Kelmendi e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe njëherazi e uroi atë për zgjedhjen edhe për një mandat në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke e uruar për punë të mbarë dhe të suksesshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…