Prishtinë, më 25 tetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizin.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë që ka Bashkësia Islame e Kosovës, më konkretisht Këshilli i BI-së së Vushtrrisë me Komunën e Vushtrrisë, e cila udhëhiqet nga z. Idrizi, për çka Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin e Komunës për gatishmërinë e tij që të jetë pranë kërkesave të qytetarëve të Vushtrrisë.

Ndërkaq, kryetari Idrizi, fillimisht uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme, e me këtë rast, edhe njëherë rikonfirmoi gatishmërinë e tij dhe të Komunës që ai e udhëheq për një bashkëpunim të mirë me institucionin e BIK-ut, në mënyrë që të jetë gjithnjë në shërbim të qytetarëve.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U vu gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Shkabaj të Obiliqit

Prishtinë, më 22 nëntor 2024 Me këndim të tekbireve, sot, pas namazit të xhumasë, u vu gur…