Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama uroi Myftiun Tërnava

Prishtinë, më 27 tetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, i cili shoqërohej nga nënkryetari Alban Zogaj.

Kryetari Rama shfrytëzoi rastin që të uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij edhe për një mandat në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai tha se Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin e mirë që ka me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, ndër të tjera falënderoi kryetarin Rama dhe nënkryetarin Zogaj për urimet e tyre, duke rikonfirmuar kështu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të kontribuojnë për qytetarët e këtij vendi, duke shtuar dhe duke vazhduar bashkëpunimin e mirë që ka me të gjithë kryetarët e komunave pa dallim, në funksion të realizimit të kërkesave të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të besimtarëve të vendit.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim presidentin e Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, dr. Ali Rashid al Nuaimi

Prishtinë, më 23 janar 2025 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërna…