Prishtinë, më 5 dhjetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Myftiu Tërnava falënderoi kryetarin Kastrati për vizitën dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkësinë Islame në përgjithësi, e në veçanti me Këshillin e BI-së së Malishevës, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen. Ai theksoi se si institucion mbesim të përkushtuar që të kemi bashkëpunim me të gjithë kryetarët e komunave pa dallim, gjithnjë në shërbim të qytetarëve tanë.

Kryetari Kastrati, uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i dëshiruar kështu punë të mbarë dhe të suksesshme. Ai vlerësoi lart punën dhe angazhimin e deritanishëm të Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha sferat, duke potencuar kështu edhe bashkëpunimin e mirë që ka pasur deri më tani me Këshillin e BI-së së Malishevës.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ShBA-ve, z. Jeffrey Hovenier

Prishtinë, më 10 dhjetor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tër…