Prishtinë, 13 nëntor 2018

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovcin.

Myftiu Tërnava i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën kryetarin Lladrovci, e më pas e njohu atë me angazhimet dhe punët e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet BIRK-ut dhe Komunës së Drenasit të vazhdojë edhe më tutje për të mirën e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e uroi atë për mandatin e ri si Myfti i Kosovës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…