Kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismalji vizitoi Myftiun Tërnava Prishtinë, 13 nëntor 2018 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot priti në takim kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Naim Ismajlin. Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje kryetarit Ismajli, e më pas e njohu atë me punën dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës. Nga ana e tij, kryetari Ismajli, e falënderoi për pritjen dhe e uroi Myftiun Tërnava për mandatin e ri në krye të BIRK-ut, duke i dëshiruar mbarësi dhe suksese. Që të dy u pajtuan që edhe më tej të vazhdohet bashkëpunimi ndërmjet BIRK-ut dhe Komunës së Shtimes në të mirë të qytetarëve.