Prishtinë, 5 nëntor 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema hfz. Shaqir ef. Fetahi.
Myftiu pasi iu dëshiroi mirëseardhje mysafirëve i njohu ata me aktivitete dhe funksionimin e BIK-ut dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet në kohën e pandemisë si dhe me mënyrat sesi të përmirësohet jeta e besimtarëve qoftë në aspektin fetare, e po ashtu edhe në aspektin kombëtar.
Në anën tjetër, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen duke çmuar punën dhe angazhimin e BIK-ut në promovimin e jetës dhe vlerave fetare si dhe harmonisë dhe tolerancës që mbretëron në mjedisin tonë shqiptar.
Poashtu në këtë takim u bisedua edhe bashkëpunimin dhe kordinimin në projekte të përbashkëta mes dy bashkësive fetare dhe në të mirë të popullit tonë.