Prishtinë, 6 shkurt 2021
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema hfz. Shaqir ef. Fetahi ku diskutuan për mënyrat sesi të përmirësohet jeta e besimtarëve qoftë në aspektin fetare, e po ashtu edhe në aspektin kombëtar.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, falënderoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain për këtë vizitë, duke shpresuar që në të ardhmen e afërt këto takime të shpeshtohen, me qëllim që jeta e besimtarëve të përmirësohet.
“Një takim ku biseduam për çështje të natyrave të ndryshme me shpresë së madhe që në të ardhmen e afërt do të takohemi për të diskutuar për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë për ardhmërinë sa më të mirë të vëllezërve dhe motrave tonë në këtë nënqiell që Zoti na ka krijuar qoftë në aspektin fetar ashtu dhe në aspektin kombëtarë. Ndaj në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dëshirojë të falënderojë, por edhe njëherë nga kjo vizitë e parë e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai t’i urojë zgjedhjen e tij në këtë post, duke lutur zotin që t’i jap Zoti shëndet sukses që t’i arrijë të gjitha aspiratat e tij për përmirësimin e gjendjes së vëllezërve dhe motrave mysliman”, u shpreh Myftiu Naim ef. Tërnava.
Në anën tjetër, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, u shpreh tejet falënderues për mikpritjen vëllazërore, për çka deklaroi se u diskutua shumë sinqerisht për funksionimin e dy bashkësive fetare
“Fat dhe nder ishte që na prit Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë takim, ku u pa një frymë e thellë vëllazërore duke na dhënë hapësirë që në mënyrë shumë të sinqertë të bisedojmë për të tashmen e bashkësive fetare për synimet e dy bashkësive fetare për projektet në të ardhmen, strategjinë e prezantimit të islamit në trojet shqiptare, në ambientin ballkanik, e në veçanti atë evropian marrë parasysh se jemi popull autokton që kemi amanetin edhe barrë edhe përgjegjësinë bashkëkohorë të islamit”, deklaroi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në fund po ashtu u shpreh tejet i lumtur që Myftiu Naim ef. Tërnava është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka kaluar çdo problem që në këtë mënyrë të drejtojë Bashkësinë Islame të Kosovës.
“Treguam kujdesin tonë të lartë për shëndetit e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe mbetëm të kënaqur që Myftiu Naim ef. Tërnava është duke e organizuar jetën fetare në mënyrë të plotë dhe ne i dëshirojmë shëndet jetë të gjatë dhe dashtë i madhi Zot t’i prijë Bashkësisë Islame të Kosovës në prezantimin e islamit ashtu siç duhet të prezantohet” përfundoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
-
U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”
Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f… -
Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit “International Maarif Schools of Kosova”
Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërn… -
U mbajt program kushtuar festës së 28 Nëntorit
Prishtinë, më 26 nëntor 2024 Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Këshilli i Bashkë…
Shfaq më shumë në Lajme
Shfleto
U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”
Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…