Prishtinë, 30 korrik 2020

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe ministrin e Shëndetësisë Armend Zemajn.  Në këtë takim përveç urimeve për festën e Kurban Bajramit u diskutua edhe për gjendjen aktuale në vend nga “Covid-19”.

Myftiu Naim ef. Tërnava, pas takimit shprehu gatishmërinë që Kryesia e Bashkësisë Islame të vazhdojë, por edhe të rrisë bashkëpunimin ndërinstitucional me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që pandemia të kalojë sa më parë dhe me sa më pak qytetarë të infektuar.

Myftiu Tërnava duke u uruar të gjithë besimtarëve festën e Kurban Bajramit, u shpreh i bindur se duke respektuar masat parandaluese për përhapjen e pandemisë “Covid-19” do të ruhet shëndeti i secilit prej nesh. Kërkoi nga të gjithë besimtarët që gjatë festës së Kurban Bajramit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre e të mos shkojnë nëpër vizita tek njëri-tjetri siç është praktikuar në festat e kaluara.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, falënderoi Kryesinë e Bashkësisë Islame dhe Myftiun Naim ef. Tërnava për kontributin e dhënë në vazhdimësi në të gjitha çështjet, por në veçanti gjatë kohës së pandemisë.

Kryeministri Hoti vlerësoi lart mesazhet e qarta të Myftiut Tërnava, për respektimin e masave parandaluese të përhapjes së pandemisë, por edhe punën dhe angazhimin që Kryesia e Bashkësisë Islame ka dhënë në këtë drejtim tash e gjashtë muaj.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt

Prishtinë, më 23 nëntor 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e…