Prishtinë, më 24 gusht 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim koordinatoren e re të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë (TIKA), znj. Fulya Aslan.

Myftiu Tërnava fillimisht i uroi mirëseardhje znj. Aslan, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme në detyrën e saj të re. Më pas, ai e njohu atë me punët dhe angazhimet e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe për bashkëpunimin e mirë që ka BIK-u dhe TIKA. Ai tha se falë këtij bashkëpunimi janë restauruar disa objekte të trashëgimisë fetare islame në vend, për çka Myftiu Tërnava u shpreh tejet falënderues ndaj kësaj Agjencie. Myftiu Tërnava tha se deri më tani kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë koordinatorët e mëparshëm, dhe se shpresojmë se një bashkëpunim të tillë do ta kemi edhe me znj. Aslan, e cila tashmë është në krye të TIKA-s në Kosovë.

Nga ana e saj, znj. Fulya Aslan, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm që kanë pasur, duke pohuar kështu se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pra edhe gjatë udhëheqjes së saj.

Agjencia TIKA përgjatë viteve të fundit ka restauruar disa objekte të rëndësishme të trashëgimisë fetare islame në Kosovë.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Listat e pagesave për projektin “Kurbani 2024” në Bashkësinë Islame të Kosovës

Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar me sukses për kë…