Prishtinë, 25 shtator 2020
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim Ipeshkvin e Kishës Katolike, Dodë Gjergjin.
Myftiu Tërnava i shprehu mirëseardhje Ipeshkvit dhe e falënderoi për vizitën pas një kohe relativisht të gjatë për shkak të pandemisë nga virusi COVID-19.
Nga ana e tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji falënderoi Myftiun për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se kjo vizitë është në vazhdën e vizitave vëllazërore ndërmjet dy krerëve fetarë të bashkësive tona fetare tradicionale.
Vlen të theksohet se takimet e tilla ndërmjet krerëve fetarë janë të rregullta dhe kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.