Prishtinë, më 4 prill 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim imamët dr. Hummud al Shumeri dhe Ejub al Vuhejbi, të cilët kanë shërbyer nëpër xhami të ndryshme të Kosovës përgjatë gjithë muajit Ramazan.

Kjo vizitë e tyre ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ministrisë për Çështje Fetare të Arabisë Saudite.

Myftiu Tërnava falënderoi imamët për shërbimin e tyre, duke lutur Zotin që t’i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër.

Imamët e nderuar falënderuan Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe u shprehën të ngazëllyer me pritjen që u është bërë anekënd Kosovës.

Shfaq më shumë në Aktuale

Shfleto

U mbajt program festiv për nder të 28 Nëntorit në “Medresenë Alauddin”

Prishtinë, më 27 nëntor 2024 Në ambientet e “Medresesë Alauddin” u organizua një program f…