Prishtinë, më 30 shtator 2022 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan. 

Myftiu Tërnava së pari i shprehu mirëseardhje, e më pas e njohu atë me aktivitetin dhe organizimin e jetës fetare dhe edukative që bën Kryesia e BIK-ut në vend. Myftiu Tërnava  falënderoi qeverinë dhe popullin e Turqisë, të cilët kanë kontribuar shumë për përmirësimin e infrastrukturës së BIK-ut, duke theksuar kështu se Turqia vazhdimisht ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për shtetin e Kosovës gjatë luftës, por edhe pas përfundimit të saj. Populli i Kosovës asnjëherë nuk do ta harrojë këtë mirësi. Ai tha se kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me Dijanetin e Turqisë, për çka shprehu falënderimet e tij për ndihmën që janë duke dhënë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Fondacionit të Vakëfeve të Dijanetit të Turqisë, Izani Turan, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe premtoi se bashkërisht do të punojnë për realizimin e shumë projekteve në dobi të Kosovës.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

Myftiu Tërnava takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së  Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan

Prishtinë, më 14 janar 2025 Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në …