Myftiu Tërnava priti në takim deputetin, z. Mërgim Lushtakun Prishtinë, 09 nëntor 2018 Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, z. Mërgim Lushtakun. Deputeti Lushtaku e falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe e uroi atë për zgjedhjen edhe për një mandat në krye të institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke i uruar atij punë të mbarë dhe të suksesshme. Myftiu Tërnava, e falënderoi deputetin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të mirë të qytetarëve të vendit.