Prishtinë, 3 mars 2020
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë priti në takim delegacionin të lartë nga qeveria e Katarit të kryesuar nga Halid Al Ganim, drejtor i administratës së çështjeve fetare në Ministrinë Vakëfeve dhe Çështjeve fetare të shtetit të Katarit, që shoqërohej nga Sa’d El Kevari, ndihmësdrejtor i përgjithshëm i administratës së Vakëfeve
Myftiu Tërnava falënderoi qeverinë dhe popullin e Katarit për përkrahjen dhe ndihmën që u kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj gjatë dekadave të fundit. Më pas Myftiu e njohu ministrin me historikun, funksionimin, projektet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame e Kosovës.
Myftiu Tërnava dhe Halid Al Ganim, drejtor i administratës së çështjeve fetare në Ministrinë e Vakëfeve dhe të Çështjeve Fetare biseduan për mundësinë e financimit të projekteve të BI-së që kanë të bëjnë me vakëfet dhe meprojektet që i përkasin rregullimit të infrastrukturës së BIRK-ut. “ Dua të shpreh mirënjohjen time ndaj shtetit të Katarit për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës gjatë ngjarjeve më të rëndësishme për lirinë dhe për shtetndërtimin e saj.– tha ndër të tjera Myftiu Tërnava.
Nga ana e tij Halid Al Ganim, drejtor i administratës së çështjeve fetare në Ministrinë e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen dhe theksoi rolin dhe kontributin që po jep BIRK-u në krye me Myftiun Tërnava në ngritjen e infrastrukturore së shtetit të Kosovës në përgjithësi si dhe vlerësoi marrëdhëniet, që po fuqizohen dhe tha që na shikojnë me një shikim vëllazëror dhe kjo është një fillim i vogël dhe premtoi se do të angazhohen edhe për projekte të tjera dhe për intensifikim të vizitave mes dy vendeve.