Prishtinë, 2 shkurt 2021 

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, sot priti në takim atasheun për çështje fetare në Ambasadën e Turqisë z. Nevzat Akin.  Myftiu Tërnava vlerësoi dhe çmoi  bashkëpunimin dhe koordinimin shumë të mirë që ka me vendin mik të Turqisë.  Në këtë aspekt, ai theksoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka me Diyanetin dhe Qeverinë e Turqisë dhe shprehu bindjen që edhe më tej të vazhdojnë të kontribuojnë në Kosovë, duke nënvizuar se Turqia ka ndihmuar dhe po ndihmon në  aspektin e restaurimit të shumë objekteve fetare e kulturore. Myftiu Tërnava po ashtu e njohu z.Akin edhe për zbatimin dhe kujdesin që është duke treguar BIK-u në respektimin e protokollit mbi pandeminë globale COVID-19. 

Nga ana e tij, atasheu Nevzat Akin falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke  konfirmuar edhe një herë  bindjen dhe gatishmërinë që edhe më shumë të intensifikohet bashkëpunimi me Myftiun Tërnava dhe Kryesinë e Bashkësinë Islame të Kosovës.  Z. Akin  po ashtu çmoi  kontributin dhe përpjekjet e Myftiut Tërnava që Kosova të jetë një vend i qetë ku pjesëtarët e komuniteteve fetare  të bashkëjetojnë në paqe, harmoni, tolerancë e respekt të ndërsjellë dhe kjo është një vlerë tepër e rëndësishme për shoqërinë kosovare.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U mbajt ligjëratë kushtuar dijetarit, prijësit dhe udhërrëfyesit Vehbi ef. Dibra nga Besnik Mustafaj

Prishtinë, më 25 prill 2024 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka organizuar sot ligjë…