Prishtinë, më 13 tetor 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim lamtumirës atasheun për Çështje Arsimore pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë, z. Serafettin Turan.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që edhe në këtë takim lamtumirës ta falënderoi z. Turan dhe nëpërmes tij gjithë shtetin e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën në procese të ndryshme, e në veçanti e falënderoi atë për kontributin e tij dhe të Ambasadës së Turqisë të dhënë në fushën e arsimit, me theks të veçantë ndihmat që janë dhënë për institucionet e arsimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Medresenë “Alauddin” dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Myftiu Tërnava me këtë rast, i uroi shëndet dhe punë të suksesshme në misionet dhe punët e ardhshme në të cilat angazhohet.

Nga ana e tij, z. Turan, falënderoi Myftiun Tërnava për bashkëpunimin e mirë të deritanishëm që ka pasur ai dhe institucioni i BIK-ut me Ambasadën e Turqisë, duke shprehur kështu kënaqësinë e tij që ka pasur rastin të bashkëpunojë me të. Ai tha se një bashkëpunim i tillë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund të takimit, Myftiu Tërnava, i ndau z. Serafettin Turan një mirënjohje në shenjë kontributin për punën dhe angazhimin e tij si atashe për Çështje Arsimore.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…