Prishtinë, më 12 tetor 2023

“Ky ishte Muhamedi a.s.” u titullua manifestimi për nder të muajit të Mevludit, i organizuar nga Departamenti i Gruas në bashkëpunim me Fakultetin e Studimeve Islame dhe Medresesë “Alauddin” në Prishtinë.

Programi nisi me lexim Kurani e salavate të përgatitura nga nxënësit e Medresesë.

Më pas fjalën hyrëse e mbajti udhëheqësja e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së BIK-ut, znj. Vaxhide Bujaku.

“Ne nuk e patëm fatin që të jemi fizikisht me Pejgamberin a.s., mirëpo e kemi fatin që ta pasojmë atë. Ky tubim sot dëshmon që ne jemi pasuese të Pejgamberit a.s., për hatër të dashnisë së tij jemi tubuar këtu, që sot ta përkujtojmë njeriun më të dashur të Zotit”, tha mes tjerash ajo.

Kurse profesoresha e Fakultetit të Studimeve Islame, znj. Besa Ismaili, në fjalimin e saj u fokusua te trajtimi dhe vlera që Pejgamberi a.s. ia dha gruas.

“Muhamedi a.s. e çliroi gruan nga çdo padrejtësi, e nderoi nga çdo mosrespektim, i dha fuqi që të luftoj ndaj çfarëdo vështirësie dhe mbi të gjitha e mbushi frymëzim dhe dashuri dhe kurajë që ajo të vazhdojë”, tha ajo.

Ligjëratën kryesore “Ky ishte Muhamedi a.s.2 e mbajti dr. Violeta Smajlaj. Ajo foli për jetën e veprimtarinë e Pejgamberit a.s., duke qenë gjithmonë një shembull për njerëzimin në të gjitha fushat e jetës.

“Në mesin tuaj keni të dërguarin e Zotit, keni shembullin më të mirë, na tregon se dikush që meriton të pasohet duhet të jetë shembull i mirë, dhe më pastaj shembulli i tij i mirë të jetë gjithëpërfshirës. Asnjë lider, asnjë njeri në botë nuk është respektuar dhe dashur nga kolegët, nga shokët e tij, ashtu siç është respektuar Pejgamberi a.s.”, tha Smajlaj.

Programi u pasura me pika artistike nga nxënës të Medresesë e studentë të Fakultetit të Studimeve Islame.

Po ashtu në program u prezantua poezia “I dashuri im” nga autorja Marigona Krasniqi e ilahia “Ja Muhamed” nga Merita Burrniku.

Aktivitet të tilla do të mbahen gjatë gjithë muajit nga mualimet e Departamentit të Gruas në të gjitha komunat e vendit.

Shfaq më shumë në Lajme

Shfleto

U përurua restaurimi i xhamisë “Alaudin” në Prishtinë

Prishtinë, më 6 maj 2024 Me një ceremoni solemne është përuruar restaurimi i xhamisë “Alau…